Reshjet e papritura dhe të shumta të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin, bënë që të anulohej parada madhështore që ishte planifikuar sot me datë 29 Nëntor, ditën e çlirimit të Open Balkan!
Në paradën e planifikuar për sot do të parakalonin krenarë para syve e telekamerave të të gjithë botës flotat e panumërta shqiptare!
Flota madhështore e eskavatorëve e vetme në mbarë globin.
Flota magjike e ambulancave.
Flota e mjeteve të policisë.
Ushtria e patronazhistëve, unike në të gjithë universin, që do të përplaste këmbët fort, me një hap, të gjithë si një trup i vetëm, grusht bashkuar rreth udhëheqësit të saj të lavdishëm, me këngë në gojë (më poshtë në foto keni tekstin e këngës që ta mësojnë të gjithë patronazhistët rishtarë).
Ushtria e grave ministre, e para në botë që ja dhjeu edhe Spanjës duke e nxjerrë të dytën, do të shtrinte këmbët me një hap me liderin e saj!
Të gjitha OJF-të e Anal-Eastët do të trumbetonin me forcë arritjet historike në çdo ekran e portal.
E gjithë kjo paradë që do lumturonte udhëheqësin e internacionales socialiste George Soros, si dhe sivëllezërit Vuçiç e Zaev, dështoi falë këtij shiu të mallkuar!
Por ne nuk dorëzohemi!
Rroftë Open Society!
Rroftë Open Ballkan!