Një video po qarkullon në media sociale, me pretendimin se tregon manipulim me votimet e djeshme në Kuvendin e Rithemelimit.Për habi video u publikua edhe nga mediat tradicionale, edhe pse ajo qartazi nuk tregon asnjë manipulim.
Lidhur me këtë video reagoi edhe komisionerja e PD në komisionin përkatës të votimit Dava Marku. Sipas saj, tregon procedurën normale të votimit.
Reagimi i plotë:
Në lidhje me një video që qarkullon në portalet e financuara nga qeveria dhe pengjet e saj për llogari të shoqatës Basha – Bardhi sqaroj se dëshpërimi i tyre për vullnetin e shprehur të 4446 delegatëve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike nuk mund të përbaltë një procedure korrekte.
Si në çdo votim tjetër pas mbylljes së votimit komisioni ka hapur kutinë, ka numëruar fletët e votimi, ka mbajtur një proces verbal të firmosur nga gjithë anëtarët e komisionit dhe me pas si në çdo procedure të ligjshme ka futur fletët e votimit, materialet zgjedhore, vulën dhe mbyllur kutinë me kodet e sigurisë.
Në momentin e videos të tre komisionerët jemi në këmbë duke palosur fletët votimi të numëruara duke i rifutur ne kuti së bashku me materialet e tjera zgjedhore! Kjo është një procedurë standarte në çdo votim të fshehtë! Dëshpërimi i askujt nuk mund të bëjë pis këtë proces korrekt.
Komisioni Dega 11:
Dava Marku kryetare
Shkelzen Mustafa anëtar
Bashkim Malaj anëtar