Mesazhi i ambasadores Kim: Lereni SHBA dhe Shqipërinë të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky vit shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë. Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë një episod të veçantë nga vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Shqippëri në vitin 1991, James Baker.

Kim ndër të tjera shkruan: “Të mos harrojmë. Lereni SHBA dhe Shqipërinë të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës”.

Mesazhi i ambasadores Kim:

Teksa arrijmë në fund të vitit 2021, i cili shënon 30 vjetorin e rinovimit të marrëdhënieve me SHBA dhe Shqipërinë, do të doja të ndaja këtë mesazh nga ambasadori Ryerson, në fillim 2:09: “Një nga momentet më të rëndësishme erdhi gjatë vizitës së Baker. Ndërsa sekretari foli… “Isha duke qëndruar pranë automjeteve të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të ashpër. Ndërsa Baker tha: “Ne jemi me ju, dhe ju jeni me ne”, unë pashë një lot që rodhi në faqen e atij polici.”

Ai “moment tregues” i kujtuar nga ambasadori Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Të mos harrojmë kurrë. Lërini SHBA-të dhe Shqipërinë të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.

Zjarr Tv Ad