“Disave Berisha u shkatërroi karrierën”, demokrati flet me emra dhe plas deklaratën e papritur

0
285
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokrati Roland Bejko i ftuar sot në emisionin ‘Breaking’, teksa komentoi situatën politike brenda selisë blu, bëri të ditur edhe qëndrimin e tij për Kuvendin që u thirr nga Sali Berisha. Bejko tregoi gjithashtu se nga kush u zhgënjye më shumë që kaloi në anën e Bashës.

Komenti i Bejkos:

“Asnjëri nga këta emra nuk më ka zhgënjyer, e dija që do rrinin me Berishën se u ka dhënë ndihmë në rrugën politike. Se unë i kam miq, nuk mund t’i mohoj kontributet e tyre. Ata nuk janë shquar në ndonjë fushë, por thjesht kanë dhënë kontribut PD-së.

Ka pasur të tjerë më të mirë, ka shumë studentë të dhjetorit shumë të mirë, që Berisha nuk i ndihmoi fare, madje i shkatërroi karrierën. Jam zhgënjyer nga Tritan Shehu dhe Genc Pollo, janë profesionistë të mirë, kanë bërë karrierë në politikë, e kanë hequr në kurriz berishizmin në vitin 2000 kur u përjashtuan nga PD, dhe kishin teza të mira për të ardhmen e PD, por më vonë më duket u lodhën dhe u futën sërish në çadrën e Berishës për favore. Kjo nuk u falet,” tha Bejko.

Zjarr Tv Ad