Gledis Nanos i shkon në zyrë letra e papritur, zbulohet kërkesa që i ka bërë deputeti i PD

0
1787
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Flamur Noka i ka dërguar një letër drejtuesit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Deklarata e Nokës:

“Gjatë zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të partisë Demokratike, ditën e shtunë në datën 11 dhjetor 2021, që nga ora 12:00 deri në orën 18:00 policia ka mbajtur të rrethuar të gjithë perimetrin e selisë qëndrore të PD duke qenë të pranishme forcat special si FNSH, RENEA në kundërshtim me çdo akt dhe normë.

Duke u nisur nga këto fakte kërkojmë informacion nga ana juaj përse janë ndërmarrë këto veprime dhe nga kanë ardhur të dhënat dhe cili është institucioni që e ka kërkuar këtë prani të forcave policore në selinë e PD-së“, i shkruan Noka.

Zjarr Tv Ad