‘Burimi i beson jetën gazetarit’/ Tomorri për vendimin e Gjykatës së Lartë: Ndër të paktat lajme të mira

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë që ndaloi SPAK të sekuestrojë serverat e Lapsi.al pas skandalit të parë me ‘Patronazhistat’, duke e quajtur atë ndër të paktat lajme të mira në këto kohë.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Vendimi gjykates se Larte qe ndaloi SPAK te sekuestroje kompjuterat e Lapsi.al eshte nder te paktat lajme te mira ne keto kohe.

Nje burim, qe i jep nje gazetari informacion te forte, rrezikon shume gjera, madje edhe jeten. Dhe duke e bere kete, ai vendos nje besim te jashtezakonshem mbi gazetarin. Praktikisht i beson jeten.

Nese shteti do lejohet te perdore hanxharin e ligjit per te detyruar gazetaret te nxjerrin burimet, dy gjera do te ndodhin. E para, gazetaret do te shnderrohen ne hjekesa. E dyta, askush nuk do te nxjerre me informacione per abuzimet dhe krimet, nxjerrja e te cilave i sherben te mires publike.

Dhe ne fakt, pertej vendimit te gjykates, mbrojtja e burimeve duhet sanksionuar edhe me ligj te posacem. Se keta e kane gjetur skemen tani. Per cdo pisllek qe del, hapin direkt hetime per rrjedhjen e informacionit dhe u sulen gazetareve.

Zjarr Tv Ad