Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook, me nota ironie ka folur lidhur me aktualitetin në vendin tonë, siҫ është ajo e nxjerrjes së pagave, transmeton Lajme.al.
Manjani shprehet se; “Nuk më çudit më rrumpallhania jonë, por NATO që ende na mban anëtar të saj, mesa dimë NATO nuk pranon nxjerrjen në pazar të të dhënave të shtetit”.
Reagimi i Manjanit në Facebook:
“Nuk më çudit më rrumpallhania jonë, por NATO që ende na mban anëtar të saj!?
Mesa dimë NATO nuk pranon nxjerrjen në pazar të të dhënave të shtetit!? Ska se si. NATO nuk mund të sfidoj me ushtarë, të cilëve armiku u di dhëmbë e dhëmballë dhe, qeveria u merr votën me shantazh!
Përndryshe i bie që: ose NATO nuk na merr seriozisht, ose është organizatë drejt mbylljes dmth ska ndërmend të sfida më askund. (ka mbushur moshën e pensionit, thoshte Donald Trump)… Apo jo Yuri?
Si thua ti? Jemi apo s’jemi aleatë?! Nëse po na e thuaj vetë sa e ke rrogën”, shkruan Manjani.