Pasi i hoqi nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, ky është vendimi i radhës që pritet të marrë Basha për “berishistët”

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës po bëhet gjithnjë e më e ashpër, pasi ish kryeministri i dha ultimatum kryedemokratit për të liruar zyrën në 5 janar.

Gjithashtu Berisha u shpreh mbrëmë në “Zonë e Lirë” se në datën 8 janar, gjatë protestës kombëtare, 44 mijë demokratët që votuan në referendum për shkarkimin e Bashës, do të marrin kontrollin e selisë së PD-së, duka paralajmëruar se mund të ketë edhe përplasje fizike mes mbështetësve të tij dhe kryedemokratit.

Ndërkohë, burime për media bëjnë me dije se Basha po përgatit lëvizjen e radhës. Pasi largoi nga Kryesia, Sekretariatet dhe Këshilli Kombëtar mbështetësit e Berishës, tashmë ai do t’u heqë atyre edhe drejtimin politik të qarqeve. Kështu, Tritan Shehu nuk do të drejtojë më Gjirokastrën, Edi Paloka nuk do të jetë më në krye të Durrësit, Bujar Leskajt do t’i hiqet drejtimi i Vlorës, Agron Shehaj do të largohet nga drejtimi i degëve 5 dhe 7 në Tiranë.

Këta do të zëvendësohen me emra të tjerë, të cilët i kanë qëndruar pranë Bashës, teksa deri më tani në disa degë janë zgjedhur drejtuesit e rinj, ku mes tyre janë 4 nënkryetarët e PD-së, Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rushaj dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët kanë marrë në “dorëzim” disa degë të Tiranës.

Zjarr Tv Ad