VIDEO/ Si e çmontoi SYRI Lulzim Bravën në vetëm 3 minuta live

0
322
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër mbrëmje e zezë për Lulzim Bravën do jetë kjo e sotmja, pasi SYRI e vërtetoi me video live se si ai ka izoluar dhe bunkerizuar selinë e PD me dyer të blinduara.

Lulizm Brava ka deklaruar gjatë emisionit ‘Open’, se akuzat e sotme se kishte blinduar dyert e selisë, ishin marrëzira të servirura për publikun.
Por ja çfarë thoshte pak minuta më parë Lulzim Brava.

‘Keni harruar që të tregoni që kemi edhe tanke në bunker, edhe helikopterë të tarracë, kemi edhe snajperë, edhe marinsa mbrapa në aneks. Këto janë të gjitha marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri në Shqipëri, shqiptarët i gjen me një ngjarje të tillë të servirur…’ u shpreh Basha.

Të gjendur para këtij mashtrimi, stafi i SYRI-t u nis drejt selisë së PD-së, ku gazetari Bledi Marku sëbashku me operatorin Arsen Dibra arritën të futen brenda godinës nëpërmjet dritares së tualetit dhe arritën të gjenin në koridorete e brendshme dhe të tregonin me video dyer e blinduara që po saldoheshin.

Tashmë, nëpërmjet SYRI-t, e ka kuptuar një popull i tërë se Lulzim Brava është nja mashtrues gjak ftohtë i cili as nuk skuqet e as nuk nxihet kur kryen krimet e tij politike dhe jo vetëm.

Kujtojmë që kjo e sotme është hera e dytë që SYRI ‘ka hedhur në erë’ live gënjeshtrat e Lulzim Bravës, pasi hera e parë ishte me numërimin e karrigeve të Pallatit të Kongreseve, ku Jemin Gjana deklaroi se në një sallë me 1956 karrige, ishin të pranishëm 5004 delegatë./ A.Z/SYRI.NET

 

Zjarr Tv Ad