Shpërthen një makinë në ecje e sipër në Unazën e Re, plagoset shoferi dhe pasagjeri

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një makinë ka shpërthyer pas mesnate në Unazën e Re në afërsi të rrethit të Selitës, për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi Mikel Harizaj 42 vjeç dhe pasagjeri Serini Dumi 26 vjeç.

 

Policia dha detajet për ngjarjen:

“Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.

 

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Zjarr Tv Ad