Florjan Binaj ka reaguar për protestën e dhunshme që u zhvillua ditën e sotme në selinë e PD-së. Në një postim në Instagram aktori shkruan se ndjen keqardhje pasi dikur populli ynë luftonte i bashkuar kundër pushtuesve dhe sot luftojnë kundra njëri-tjetrit për pushtet.
“Dikur shqiptarët luftonin bashkë kundra pushtuesve për atdheun, sot luftojnë kundra njëri-tjetrit për pushtet, keqardhje”, shkruan Binaj.
Paraditen e sotme mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha shqyen me dhunë derën e selisë së PD-së dhe u futën brenda duke shkatërruar objektet në katin e parë të godinës.
Gjatë protestës e cila zgjati rreth dy orë, pati përplasje mes mbështetësve të Berishës që tentuan futjen në godinë me dhunë dhe mbrojtësve të godinës, ku u përdoren edhe mjete të forta,
ndërsa pati edhe të lënduar nga të dyja palët. Pas thirrjes për ndihmë nga PD, forcat e Policisë rrethuan selinë, duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.