Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ndau dje me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të tijën teksa bënte pazarin, para se të kthehej në shtëpi nga puna. Reagimet ishin të shumta, ata që e mbështesnin Ramën për thjeshtësinë dhe të tjerët që bënin batuta.
“Kur i thua gruas po kthehem nga puna dhe të thotë mos hajde pa domate”, shkroi Rama mbi foto.
Një prej personave që ka komentuar në foton e kryeministrit është dhe aktori i humorit Jul Deda, njëkohësisht dhe anëtar i strukturave të Partisë Demokratike. Deda “i sugjeron” Ramës që kastravecat t’i bjelë të SHQUP-i, vendi ku ndodhet selia e PD.
“Kastravecat mos i merr aty, i ke me te mire andej nga SHQUP-i. Ti i ke edhe me ulje..”, shkruan aktori.