Basha përjashtoi Sali Berishën nga PD, vjen reagimi i fortë i kryeministrit Edi Rama

0
424
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat u pyet edhe për përjashtimin e përjetshëm të Sali Berishës nga PD.

Rama u shpreh se ky është një vendim për të qarë e për të qeshur, dhe se dy kufoma politike po mbajnë peng PD-në.

Reagimi i Ramës:

“Kjo është për të qarë dhe për të qeshur. Por unë s’mund të qaj gjithë kohën për gjendjen e opozitës por ndonjëherë dhe mund të qeshi. Nuk na rezulton të kemi ngritur fortifikime për tu mbrojtur prej tyre. Nuk jemi në proces kacafytje si dy kufomat e PD që kanë marrë peng demokratët”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad