Evi Kokalari njoftoi vendimin për t’u larguar nga politika, Romeo Kara plas deklaratën e fortë

0
1026
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila u rreshtua në krah të ish-Kryeministrit Sali Berisha gjatë turit të takimeve në kuadrin e “Foltores” ka njoftuar distancimin për disa kohë nga politika shqiptare.

Pas këtij lajmi ka ardhur reagimi i juristit të njohur Romeo Kara. “Llogjikisht, zonja ne fjale tashme do te duhej t’i ishte bashkangjitur fatit te tij non grata dhe t’i behej transparent i gjithe aktiviteti i saj pro dhe prane Saliut”, shkruan Romeo Kara.

Postimi i juristit:

“USA premtoi se, nje PD me Saliun brenda saj, do te hante bar, pra i gjithe enturazhi i tij, do te pesonte gjithashtu fatin e tij.

Llogjikisht, zonja ne fjale tashme do te duhej t’i ishte bashkangjitur fatit te tij non grata dhe t’i behej transparent i gjithe aktiviteti i saj pro dhe prane Saliut.

USA duhet t’i trajtoje siç e meritojne, ata qe bashkepunojne me persona non grata prej saj, qe kane kryer korrupsion masiv, minuar demokracine dhe cenuar sigurine kombetare te vete asaj.“-shprehet Kara.

Zjarr Tv Ad