Teksa ka komentuar protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se demokratët u ngritën në protestë për t’i thënë Lulzim Bashës që të ndërtojë bunker ku të dojë, por ama të lirojë shtëpinë e demokratëve.
Në një intervistë për Ora News, tha se Edi Rama dha urdhër të ndërhynte policia, pasi demokratët i shqetësuan pengun, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Bashën.
Flamur Noka: Rama ta marrë pengun dhe të krijojë një bunker ku të dojë, por nuk mund ta krijojë bunker në shtëpinë e demokratëve. Demokratët protestuan, për t’i thënë pengut që mund të ndërtojë bunker ku të dojë por të lirojë shtëpinë e demokratëve. Rama bëri dhunë dhe terror, policior, gaz lotsjellës pa fund mbi demokratët sepse I shqëtësuam pengun. Nëse nuk do kishte një reagim të policisë, shtëpia do të u kthehej demokratëve, pengu do të çohej në shtëpinë e vet.
Noka ka lëshuar akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se këtij të fundit i është ngarkuar një mision nga ndërkombëtarët për të shkatërruar PD.
Flamur Noka: Protestat dhe vetëm protestat janë mjeti i vetëm për të rrëzuar një regjim. Por të gjitha protestat u drenazhuan në fund nga pengu sepse vula ishte dhënë me qira. Vulën e selisë sonë e kishte me qira Kryeministri. Pse u lanë të gjitha aksionet në gjysmë.
Pengut i është ngarkuar misioni për të shkatërruar PD, nga një ndërkombëtar përfaqësues i Gjorgj Soros: Duhet të shkatërrosh PD. Ai është në misionin e tij por edhe ne jemi në misionin tonë që të shpëtojmë PD.