Debati mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka vendosur nën presion edhe partitë e tjera aleate të PD-së, të cilat duhet të mbajnë një qëndrim se në cilin krah janë.
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, thotë në një intervistë për Abc se ka refuzuar të jetë pjesë e një debati të tillë, por ka propozuar një formulë që opozita të dalë e bashkuar në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen në mars.
Sipas tij, duhet të ngrihet një Komision ku të marrin pjesë disa nga grupi i Bashës dhe disa nga grupi i Berishës, të cilët të zgjedhin kandidaturat më të mira për opozitën.
“Këtë mund ta bëjmë përmes një komisioni. Mjaftojnë ca të grupit të Berishës, ca të grupit të Bashës, ca nga ne të tjerët mund të bëhet një komision që përzgjedh këto kandidaturat dhe ne shkojmë, mbështesim të gjithë bashkarisht këta”, tha Shehi.