Kriza energjetike në Kosovë, Kurti: Çmimi s’është rritur për rrymën e prodhuar, por për atë që importohet

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sërish për krizën ekonomike që ka goditur vendin. Ai ka folur në lidhje me lajmet për rritjen e çmimit të energjisë, duke thënë se çmimi nuk do rritet për rrymën e prodhuar në KEK por për atë që importohet.

“Qeveria të cilën e përfaqësoj dhe e udhëheq ka për qëllim që të ndërmarrë veprime që do të adresojnë edhe efektin e menjëhershëm të kësaj krize por edhe të asaj afatgjate. Nëse  çmimi i energjisë do të ishte rritur në mënyrë lineare për të reflektuar kërkesat e sektorit, ne nuk do të ishim në këtë situatë sikurse jemi tani”, tha Kurti.

“Ngritja e tarifave nuk i ka prekur bizneset. Në këtë mënyrë do të kufizohet ndikimi në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen në ekonominë tonë. Qeveria e Kosovës do ta rrisë mbështetjen për konsumatorët në nevojë që nuk kanë mundësi që të paguajnë. Rritja e çmimit të energjisë nuk ka ndodhur tek pjesa e energjisë së prodhuar në Kosovë. Energjia që konsumatorëve u ofrohet nga prodhimi i KEK-ut ende e ka të njëjtin çmim. Ngritja ka ndodhur në pjesën e importuar. Importi është i lartë dhe kjo e ka rritur koston për gjithë ne”, tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad