Ambasadorja Yuri Kim ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se kushdo që bën korrupsion nuk do t’i shpëtojë dot pasojave.
I pyetur në Euronews nëse do ketë non-grata nga radhët e qeverisë aktuale, ambasadorja u shpreh se ashkush nuk i shpëton dot pasojave nëse del mbi ligjin.
Pjesë nga biseda
Erla Mëhilli: Po për qeverinë e tanishme, a keni fakte? Se keni thënë shumë shpesh që do të ketë non-grata, vendime të tjera non-grata.
Ambasadorja Kim: Më lejoni të përsëris se Shtetet e Bashkuara janë serioze sa më s’ka kur flasim për korrupsionin dhe përpjekjet për të minuar demokracinë. Jemi seriozë sa më s’ka kur themi se të gjithë, të gjithë udhëheqësit do tëmbahen përgjegjës për veprimet e tyre.
Më lejoni të them edhe, siç kam përsëritur vitin e kaluar: nëse je përfshirë në korrupsion, nëse abuzon autoritetin e pushtetin e postit, nëse abuzon me besimin publik, tani është koha për të ndaluar dhe menduar pasojat. Tani është koha për të vënë në peshore nëse ajo që po bën dhe po përfiton ia vlejnë koston që në fund do të duhet të paguash.
Drejtësia po vjen dhe në mos gjë tjetër, përcaktimet që kanë bërëShtetet e Bashkuara, vjet dhe tashmë këtë vit, demonstrojnë se cilido do të japë llogari. Askush nuk është mbi ligjin. Askush.