Bamir Topi: Politika shqiptare e ditës të rrijë larg marrëdhënieve të konsoliduara Shqipëri-Turqi

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti i vendit, Bamir Topi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “AKTUALITET”, ku ka folur për marrëdhëniet Turqi-Shqipëri dhe vizitën e Presidentit Erdogan dy ditë më parë.

Bamir Topi kërkon që politika shqiptare e ditës të rrijë larg marrëdhënieve të konsoliduara Shqipëri-Turqi.

Ai kujton vizitat e tij të shumta në Turqi, duke theksuar se gjithmonë janë trajtuar atje me kujdes.

Sa i takon Presidentit Erdogan dhe ftohtësisë që duket në publik, Bamir Topi u shpreh se nuk është e vërtetë që ai është i ftohtë, madje kujton një drekë me të kur ai ishte Kryeministër, që ka zgjatur 3 orë e gjysëm, në këtë mënyrë duke thyer çdo protokoll.

“Presidentin Erdogan unë e kam takuar disa herë kur ishte Kryeministër. Mund ta kem takuar rreth 10 herë, gjatë vizitave zyrtare, të punës. Ka gjetur momentin është shkëputur dhe na ka takuar. Unë kam ndejtur në një dreke të stërgjatur në residencën e kryeministrit në Ankara, dreka dhe çaji pas dreke ka zgjatur rreth 3 orë e 30 minuta.

Doli jashtë çdo parashikimi dhe protokolli. Bisedë shumë dashamirëse. Politika e jashtme e Shqipërisë, është e sanksionuar nëpërmjet institucioneve, garantohet me Kushtetutën, një gjest dashamirës që vjen në një moment duhet shkëputet nga tjerat.

Mos harrojmë në përmbytjet e Shkodrës në vitin 2010 , unë kam ardhur në kushte të vështira nga Kazakistani, fati e desh që arrita të vij në Shqipëri, dhe në momentin kur askush nga fqinjët nuk ishte përgjigjur për helikoptere, kam pasur bisedë të drejtëpërdrejtë me Presidentin Abdyrragyl. E kam bërë bisedën në drekë, dhe pas 10 orësh erdhën helikopterët me ndihma. Për hir të vërtetës ju bashkangjit dhe Greqia“, tha ai.

Zjarr Tv Ad