Ish-deputeti i PS Spartak Braho nuk i ka kursyer kriktikat ndaj qeverisë dhe drejtuesve të rinj. Ai tha mbrëmjen e sotme gjatë një intervistë në “Neës24” teksa iu referua pyetësorit të “Këshillimit Kombëtar” se kryeministri Edi Rama duhet të bëjë konsultim me elitën e PS ,e cila sipas tij është hedhur matanë.
Më tej ai bëri edhe një deklaratë të fortë në lidhje me kanabizimin e vendit duke thënë se bandat shqiptare në bashkëpunim me ato italiane, mbushin bankat e Zvicrës me lekë.
“Çfarë do bëjmë ne për të parandaluar pasojat e rënda që kanë mbërthyer rininë që përdorin kanabisin? Përveç legalizimit për qëllime medicinale, duhen marrë masa të forta për kanabizimin e rinisë. Pihet masivisht në shkolla. Ku janë paratë. Mos më bëj pyetje provokuese.
Të më japë Rama leje. Edhe unë do ta ndjek paratë dhe do i them ja ku i ke paratë e kanabizimit”, deklaroi Braho.