Lulzim Basha: Durrësit do i ofrojmë kandidatin më të denjë për bashkinë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë fjalës së tij brenda sallës ku dëgjoi dhe foli përpara demokratëve, Basha ishte i vetëdijshëm se Sali Berisha do të dalë me kandidatë në këto zgjedhje.

“Zgjedhjet e 6 marsit do i përballim të bashkuar dhe vendosur për t’u treguar rrugën drejt së ardhmes, se refuzojmë hipokrizitë, cfarë primaresh do të bësh për dy ditë? Ti e ke zgjedhur kush është kandidati. Kur i pyete demokratët? A ka njeri në Durrës që nuk e di si bëhen kulisat e Foltores? Kështu do të vazhdojmë ne? Jo. Me gënjeshtra, mashtrime? Kështu nuk ecet përpara”, tha ai.

Në bashkinë e Durrësit, kryetarja e komanduar Emirjana Sako pritet të jetë kandidatja e socialistëve për të përmbyllur mandatin.

Kreu i degës së PD në Durrës, Luan Hoti i është vetëofruar Lulzim Bashës si kandidat për bashkinë, teksa grupi i Berishës pritet të shkojë drejtë emrit të ish-numrit 2 të degës Durrës, Ardjan Muka.

Zjarr Tv Ad