Zgjedhjet e 6 marsit, flet Marash Logu: 14 ditë fushatë është shumë pak, Ivi Kaso njeri me kontribute në PD

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, ka qene i ftuar ne Fax News për të folur për procesin zgjedhor të 6 marsit. 19 shkurti është caktuar si nisja e fushatës zgjedhore, por PD kërkoi datën 7 shkurt, e cila nuk u pranua nga KQZ.

Logu deklaroi se 14 ditë fushatë janë shumë pak, prandaj PD kërkoi që fushata të nisë në datë 7 shkurt dhe jo në datë 19 shkurt, por kjo kërkesë u rrëzua nga KQZ.

“Pas dekretimit të datës 6 mars, një numër organesh shtetërore aktivizohen në mënyrë të njëhershme, dhe me nje projekt vendim që na u dha mbrëmë, ne pamë që nisja e fushatës do të jetë në 19 shkurt, që do të zgjasë deri në datë 4 mars. Ne mendojmë që vetëm 14 ditë është kohë e pamjaftueshme për kandidatët, apo partitë politikë në mënyrë që të prezantosh idetë te qytetarët. Dy javë është kohë e paarsyeshme, prandaj kërkuam zgjatje të afatit., Prandaj zgjodhëm datën 7 shkurt. Ofruam gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur në kohë rekord kërkesave të KQZ-së. Atë kohë që kanë partitë për të kryer procedurat e tyre ta shkurtojmë në maksimum për t’i dhënë më shumë kohë qytetarëve”, tha ai.

Sa i takon zëvendësimit të Ivi Kasos si përfaqësues ligjor i PD-së për zgjedhjet me emrin e Indrit Sefajt, Marash Logu shprehu konsiderata për kontributin që kolegu i tij Kaso ka për Partinë Demokratike.

“Ju i keni parë ankimet që kemi bërë për 25 prillin. Kam qenë përfaqësues i PD-së më parë së bashku me kolegun Kaso, i cili është me njeri me kontribute në PD, tani do jem me z.Sefaj. Ditën e djeshme, PD ka dorëzuar një autorizim ku autorizon Indrit Sefajn dhe mua për të përfaqësuar PD-në në të gjitha proceset pranë KQZ-së. Sot patë zbatim strikt të ligjit. KQZ nuk përfshihet në debate të brendshme. PD është e regjistruar pranë gjykatës. KQZ thjesht njeh dhe zbaton ligjin. KQZ nuk kryen verifikime që kanë të bëjnë me kundërshti politike. Argumenti që paraqiti sot Kaso është i natyrën politike dhe KQZ nuk ndërhyn”, deklaroi Logu.

Zjarr Tv Ad