Recitoi në mes të borës në Korçë, Meta zbulon si i erdhi frymëzimi

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për “Quo Vadis”, nuk ka lënë pa komentuar, as videon e publikaur disa ditë më parë, ku në qytetin e Korçës i mbuluar nga bora ai u shfaq duke recituar.

Meta tha se frymëzimin e ka nga babai i tij i cili ka qenë mësues i letërsisë dhe kur ishte i vogël

“Çfarë faji kam unë që djemtë e shoqatës së Ballkanit të Hapur shqetësohen pse unë shkoj në Korçë dhe pasi takoj artistët e mrekullueshëm të Korçës, frymëzohem dhe recitoj një kryevepër që i takon një momenti historik, çeljes së shkollës së parë shqipe.

E bëj me kënaqësi sepse babai im ka qenë mësues i letërsisë dhe kur isha fëmijë më kërkonte llogari dhe kërkonte të recitoja mirë. Ata i ka shqetësuar mesazhi, sepse ata janë çuna kozmopolitë dhe mendojnë se këto janë gjëra që i takojnë të kaluarës dhe nuk ka rëndësi gjuha shqipe dhe as kombi”, tha ai.

Zjarr Tv Ad