Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar mbi raportin e publikuar nga “Transpoarency International” mbi indeksin e korrupsionit në vende të ndryshme të botës. Në raport, Shqipëria paraqitej si një prej vendeve ku indeksi i korrupsionit ishte ende il artë krahasuar me vendet e tjera në Europë.
Në reagimin e tij të bërë në tëitter, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama po e mbante vendin në “vendnumëro” dhe se u vërtetua se armiku i vërtetë i shqiptarëve ishte korrupsioni.
Postimi i Plotë nga kryetari i PD, Lulzim Basha:
Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.
Sfida kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve!