Vizitë në Muzeum, Kombëtarja frymëzohet nga Skënderbeu në Vjenë

0
1023
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kombëtarja e Shqipërisë kreu një vizitë në Muzeumin e Historisë së Artit në Vjenë, ku gjenden të ekspozuara përkrenarja, shpata dhe këllëfi i shpatës së Gjergj Kastriotit. Aty u pritën nga dhjetëra shqiptarë, ndërkohë që u shoqëruan nga ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo.

“Ju uroj mirëseardhjen në këtë vend historik ku janë vendosur armët e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. Jam i sigurt se do të mobilizoni forcat për një përfaqësim sa më dinjitoz të Shqipërisë. Suksese”, uroi ambasadori Bimo.

Presidenti i FSHF-së falënderoi drejtorin e Muzeumit për vizitën, “ambasadorin dhe mbështetësit e Kombëtares që na kanë shoqëruar edhe sot. Ju garantoj në emër të djemve se do të bëjmë më të mirën e mundshme për të kënaqur çdo shqiptar me lojë sa më të bukur. Uroj që të jetë një frymëzim për lojtarët për t’u mobilizuar dhe duke menduar se siç kanë luftuar të parët tanë, pse jo ju të jeni të gjithë nga një hero më vete”.

Ndërsa trajneri De Biasi nuk mungoi se shfrytëzuari simbolikën e porosisë së fundit të Skënderbeut si një mesazh për futbollistët.

“Përkrenarja shërbente për të mbrojtur kokën, por ishte edhe një simbol për të treguar se ai që e mbante ishte një drejtues. Ne kemi nevojë për këtë simbol por edhe për këtë shpatë, për t’u mbrohemi nga ata që në europan do të kërkojnë të na mundin. Ne duhet të luftojmë dhe te marrim shembull nga Skënderbeu  i cili mendonte se të bashkuar mund të bëjmë gjëra të mëdha. Nëse do të mendojmë vetëm për veten tonë, nuk do të arrijmë asnjë objektiv, prandaj duhet të arsyetojmë me forcën e grupit që na solli në Francë dhe do të na ndihmojë të arrijmë diçka të madhe edhe në Francë”, tha trajneri.

Pranë përkrenares dhe Shpatës që enden me konturet e të mbinatyrshmes në imagjinatën e çdo shqiptari, padyshim që ky ishte një moment i veçantë frymëzimi për futbollistët e Kombëtares.

Taulant Xhaka: “Normal që jam krenar sepse edhe Skënderbeu ishte një luftetar i madh. Kur isha i vogël prindërit më kanë folur shumë për Heroin”.

Sokol Cikalleshi: “Fakti që jemi këtu na motivon më shumë dhe na bën krenarë për atë që kemi arritur”

Ergys Kaçe: “Është një gjë shumë e madhe për ne dhe shpresoj të jemi me fat në luftën që do të zhvillojmë në Francë”.

Armando Sadiku: “Është kënaqësi shumë e madhe që jemi këtu me Helmetën dhe Shpatën e Skënderbeut. E kam edhe tatuazh dhe ky është një emocion i madh”.

Bekim Balaj: “Shpresoj që atë që kemi arritur ta çojmë edhe më përpara në Francë”.

Një takim me një prej epokave më të ndritura të historisë së Kombit Shqiptar, ndoshta për t’ju kujtuar kuqezinjve se historinë tani mund ta shkruajnë edhe ata vetë. Shpatën e kanë lënë aty në Muzeun e VJenës, por legjenda thotë se nuk ishte shpata por krahu i Skënderbeut, dhe këta janë stërnipat e tij.

Supersport/d.i.

cikalleshi etj skenderbeurbeude biasu duka skenderbeucunat te skenderbeuduka de biasi skenderbeuyduka gjimshiti te skenderbeumavraj ajeti te skenderbeuskenderbeu cunat vjeneshala etj skenderbeu

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad