Deklarata e fortë e Ngjelës: Dy personave i janë gjetur 1 trilion dollarë “OFFSHORE”, s’po ua them emrat…

0
778
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se pasuritë e politikanëve të korruptuar shqiptarë janë zbuluar në kompani “offshore”.

Ngjela tha se autoritetet nuk po veprojnë ende, pasi presin formulimin e ligjit. Sipas tij, dy personave, që nuk ua zbuloi emrin, i janë gjetur plot 1 trilion dollarë në parajsa fiskale.

“Meta nuk e njeh ligjin, vetëm ai flet mbi Gjykatën Kushtetuese. Shyqyr të ikin këta sa më parë, që të shpëtojë Shqipëria. Ai mbrohet në media. Shqipëria çlirohet nga këta.

Ky ikën njëherë. Por, eliminimi i kësaj klase të korruptuar është çlirimi i Shqipërisë. Këta janë njësoj si zgjedha e Enver Hoxhës. Grabitën popullin. Nga 1 trilion dollarë ju kanë gjetur dy vetave në kompani ofshore, nuk po ua them emrat. Do t’i dëgjoni.”, u shpreh Ngjela në News24.

Zjarr Tv Ad