Salianji akuzon Berishën: Për shkak të non-gratës bën hipokrizi

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se vota e PD pro zgjatjes së afateve të mandatit të vetingut është për interesin e Shqipërisë dhe integrimit të saj evropian.

Në një dalje për mediat jashtë Kuvendit, Salianji akuzon ish kryeministrin Sali Berisha kur kujtoi se një pjesë e anëtarëve te komisioneve te vetingut “janë zgjedhur për rastësi nga një pjesë e deputëve që sot janë në anën tjetër e bëjnë hipokrizi e inkoherencë”.

Deklarata e Salianjit:

Nuk i lëmë asnjë alibi PS, dëgjojmë thirrjen e partnrëve ndërkombëtar. Të gjithë partnerët kanë kërkuar të votohet për interes të Shqipërisë se votimi i vetingut po e quaj me kontroll ndërkombëtar e jo pa kontroll ndërkombëtar sic e kërkon Edi Rama i hap rrugën Shqipërisë sa na takon ne duke dhene voten për procesin e integrimit.

Pra gjysma e anetareve te komisioneve te vetingut sot jane zgjedhur për rastësi nga një pjesë e deputetëve që sot janë në anën tjetër e bëjnë jo vetem hipokrizi e inkoherencë jo qe s’kane interesin e PD e publikut por kane interesin per te thene element per te shperqenduruar vemendjen.

Zjarr Tv Ad