Monika Kryemadhi zbulon se si votuan deputetët e LSI mbi zgjatjen e Vetingut: Enigmatik fakti që Basha ndryshoi mendim për një orë

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi në një prononcim për mediat se ajo ka abstenuar në lidhje me zgjatjen e organeve të Vetingut. Kryemadhi zbuloi se pro zgjatjes së mandatit të organeve të drejtësisë ka votuar vetëm deputeti Agron Çela.

“Unë personalisht kam abstenuar, z. Çela ka votuar pro. Kur PD për një orë ndryshon mendim s’ka arsye pse z. Çela mos votojë pro. Vendimi ynë ka qenë për të abstenuar. Votat e LSI janë shumë modeste në Parlament, nuk e ndryshojnë fatin e Parlamentit”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se është enigmatike se si kryedemokrati Basha ndryshoi mendim në vetëm një orë lidhur me vendimmarrjen në Kuvend.

“Lë për të dëshiruar mënyra se si po kalon në proces. Ajo që të bën dyshues ndryshimi për një orë nga kundra në pro është shumë enigmatik. Nëse kanë probleme me drejtësinë belge, nuk mendoj që vota duhet të ndryshojë brenda një ore”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad