Prag lufte në Ukrainë, Antony Blinken: Fatkeqësisht ndodhi ajo që i trembesha

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një intervistë për një televizion të pavarur rus, denoncoi pretendimet e Kremlinit se është Ukraina dhe jo Rusia duke vepruar si shtet agresor.

“Fatkeqësisht ajo që po shohim po ndodh pikërisht siç thashë disa ditë më parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ka fabrikim të provokimeve që më pas do të përdoreshin si justifikim për ndërhyrjen ushtarake ruse në Donbas dhe në Ukrainë më gjerësisht”, tha ai.

Blinken i quajti të gabuara dhe fyese deklaratat e Rusisë se Ukraina po bën gjenocid në Donbas, pasi vetë Rusia ka 150 mijë ushtarë në kufirin me Ukraiënë. I pyetur nëse SHBA mund të ofronte diçka për të ulur tensionet, Blinken tha se ka shumë fusha ku dy fuqitë botërore mund të punonin së bashku për të “përmirësuar sigurinë e të gjithëve”.

“Por duke e bërë këtë edhe me një armë të drejtuar në kokën e Ukrainës  150,000 forca ruse në veri, në lindje, në jug, është shumë e vështirë të arrish përparim në atë mjedis”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad