“Ka rrezik që Kosova të pranohet në NATO”, Vuçiç: Po përballemi me presion për ta njohur

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se do të ketë presion të madh ndaj Serbisë për të njohur Kosovën. Ai tha se ekziston rreziku që Kosova të pranohet në NATO dhe se Serbisë do t’i ushtohet presion që të njohë Kosovën.

“Kemi gjithnjë e më shumë të dërguar nga Escobar  e deri tek Stuart. Të gjithë po dërgojnë të dërguar, por nuk duan që Rusia të ndërhyjë në negociatat me Kosovën. Megjithatë, mos harroni se unë refuzova njohjen e ndërsjellë në mes të Uashingtonit, edhe pse amerikanët ishin mikpritës të ndershëm. Ishte gjëja më e vështirë atje, të refuzosh njohjen në mes të SHBA. Ne kemi pasur presion edhe në Bruksel për të lejuar hyrjen e Kosovës në OKB. Vetëm të dimë se me çfarë presionesh po përballemi për ta njohur Kosovën”, tha Vuçiç për Tanjug TV, shkruan novosti.rs

“Të gjithë po përpiqen ta detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën. Pres që dikush të mendojë ta përfshijë Kosovën në NATO dhe kështu të detyrojë këto katër shtete të BE-së që ta njohin pavarësinë dhe në këtë mënyrë të na detyrojnë ta pranojmë atë “, tha, Vuçiç duke theksuar se Serbia nuk do ta pranojë kurrë, edhe nëse ndodh.

Zjarr Tv Ad