Boris Johnson i frikësuar: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Provat tregojnë se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945″, kështu është shprehur kryeministri britanik, Boris Johnson. Ai i tha për BBC-së në një intervistë: “Të gjitha shenjat tregojnë se plani tashmë ka filluar”.

Kryeministri britanik tha se inteligjenca sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kiev.

“Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë ky sulm,” tha ai.

Raportimet e fundit nga qeveria amerikane sugjerojnë se midis 169,000 dhe 190,000 trupa ruse janë vendosur tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusi fqinje, por kjo shifër përfshin edhe rebelët në Ukrainën lindore.

Zjarr Tv Ad