31 vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, Basha firmos peticionin: Gëzuar largimin nga sheshi i hijes së rëndë

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në “Sheshin Skënderbej” për të firmosur peticionin e Dekomunistizimit, një nismë kjo e iniciuar nga Instituti për Demokraci për Media e Kulturë dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Ky peticion firmoset sot, 20 shkurt që përkon me 31 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Ky peticion më pas do t’i dorëzohet më pas Kuvendit të Shqipërisë.

“Është kënaqësi që ndodhem këtu. Dhe me qytetarët. Shumicën morale e cila e konsideron këtë ditë një ditë të veçantë, ditën kur u ngritën bashkë dhe rrëzuam statujën e Enver Hoxhës. Ajo që kemi arritur është e pjesshme dhe sot pa atë të nënshkruaj peticionin dua të ndajë tre mesazhe.

Së pari kjo ditë e veçante i takon shqiptarëve dhe është një ditë e kremtimi të rrëzimit të statujës nuk duhet të harrojmë të themi gëzuar këtë ditë. Si ditën e largimit të hijes së rëndë.

Përveç përshëndetjes një falënderim për të gjithë protagonistët që e frymëzojnë këtë akt. Mbi 6 mijë të ekzekutuar nga regjimi komunist dhe dhjetra mijra të tjerë të dergjur. Regjim që u fut brenda familjeve shqiptare dhe  shkuli ato me rrënjë në emër të kultit të individit” tha Basha ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad