Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar vendimet që ka marrë Komiteti i Ekspertëve në lidhje me situatën në vendin tonë.
Komiteti ka vendosur që të reduktohet koha e izolimit për të prekurit me koro navi rus, nga 19 në 5 ditë, si dhe diferenca mes dozës së dytë dhe të tretë të vak sinës të jetë 5 muaj, nga 6 që është aktualisht.
Ndërkohë që ende nuk ka një vendim për heqjen e orës policore, një kërkesë kjo e vazhdueshme dhe e shoqatës së bizneseve që operojnë në fushën e turizmit.
Në një intervistë televizive dhënë gjatë ditës së djeshmne kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se masat pritet që të lehtësohen gjatë muajit mars, përfshirë heqjen e detyrimit për certifikatë vak sinimi.