‘Po i japin 70 milionë euro një kompanie që ka vetëm 1 palë pinca dhe 2 kilogramë dyll’

0
279
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Postimi i Klodian Tomorrit:

Që ta merrni vesh ju sa frikë kanë nga SPAK-u dhe Komisionet Hetimore këta hajdutët, që ka mbledhur Rama nëpër qeveri dhe Parlament.

Në kulmin e aksioneve të SPAK dhe Komisioneve Hetimore, Ministria e Financave po jep koncesion të fshehtë 70 milionë euro, ku investimi i vetëm i partnerit privat është një palë pinca nga ato që kemi të gjithë në shtëpi dhe dy kile dyll.

Pra një palë pinca në brez dhe të jep qeveria 70 milionë euro. Ja kështu, kështu. Mos ëndërroni gjëra me SPAK, por gjeni nga një palë pinca dhe bëni shoqe ose shok ministrat dhe kapni ndonjë koncesion. Kaq e thjeshtë është.

Po nuk e bëtë dot këtë punë, rrini urtë dhe plotësoni anketën e Këshillimit që ju ka dërguar kryeministri nëpër shtëpia. Sidomos atë pjesën për kontributet e pensionistëve.

Zjarr Tv Ad