Avokati i njohur Spartak Ngjela është pyetur lidhur me sondazhin e Euro News, i cili nxori në avantazh në Durrës Berishën dhe Bashën në fund.
Ngjela tha se sondazhet nuk kanë saktësi. Sipas tij, faktet tregojnë që Basha ka më shumë epërsi pasi ai ka shumicën e deputetëve dhe një përqindje shumë të lartë në të gjitha aspektet ku paraqitet një parti
“Në një vend që gënjeshtra është dominonte, shoqëria shqiptare nuk e ka të mirë raportin me të vërtetën. As media nuk e ka të shtrembër fare por nuk e ka në raport të drejtë. Si mendon se mund të kenë ardhur me saktësi këto sondazhe. Më shumë është logjika se sondazhi. Nuk e dimë si drejtohet. Kush ka më shumë deputetë? Një deputet ka mbrapa 5 mijë votues. Sa deputetë ka Basha dhe sa ka Saliu. Ky ka 90 % të deputetëve, ka 100 % të këshillit kombëtar, ka përqindje shumë të lartë në të gjitha aspektet ku paraqitet një parti. Duke u nisur nga këto, opinioni publik ka më përpara. Nuk ka skizëm, nuk ka ndarje në Grupin Parlamentar. 4-5 deputetë që janë nga Berisha janë të akuzuar”, u shpreh Ngjela i ftuar në një studio televizive.