Ilir Demalia jep mesazhin e fortë: Komisioni është vazhdim i Big Brother! Këta kanë zaptuar politikën, janë kthyer në turp e neveri…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ilir Demalia ka komentuar punën që po bëhet në Komisionin Hetimor të ngritur për incineratorët. Ai tha se palët shantazhonin njëra-tjetrën për aferat korruptive që janë përfshirë.

“Nuk mendoj se ishte një komision për të zhvilluar një hetim për një aferë kaq të madhe korruptive por më tepër ishte një komision ku shihet se si palët të denigronin njëri-tjetrin. Largoheshin nga objekti i asaj që është mbledhur si Komision Hetimi, dhe futeshin në afera korruptive personale duke shantazhuar njëri-tjetrin me aferat e tyre korruptive”, tha ai.

Demalia theksoi se ky Komision nuk do të ketë rezultat. Ndër të tjera tha se politika shqiptare sot është një pasqyrim i ndërgjegjes dhe i mentalitetit shqiptar.

“Që nga fillimi nuk kam menduar se ky komision do të ketë rezultat. Këta janë kthyer në një turp dhe një neveri. Këto kanë zaptuar këtë politikë dhe po sundojnë shqiptarët në hallin e madh që i ka zënë dhe nuk kanë rrugë tjetër dhe vetëm largohen nga Shqipëria. Shqiptarët po plaken me shpejtësi nga largimi i të rinjve. Këta kanë shkatërruar perspektivën për të pasur një sistem model plus që kanë shkelur ligjin themeltar të të drejtave të njeriut. Politika shqiptare sot është një pasqyrim i ndërgjegjes dhe i mentalitetit shqiptar. Këto janë një paketë e tërë që kanë denigruar gjendjen politike në vendin tonë. Komisioni është vazhdim i Big Brother. Ky Komision nuk bën asgjë”, tha Ilir Demalia për Ora News.

Zjarr Tv Ad