Pse “Guvernatorët” ambasadorë, kishin të drejtë në vitin 1992 dhe sot në 2022?!

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Besi Bekteshi

Një demagog dhe “agjitprop” bolshevik si Berisha, nuk është se ka kujtesë të shkurtër, por ka kujtesë vetëm për vete! Një person, që nuk e ka pasur me shumicën e ambasadorëve amerikanë mirë, sot bën dhe të pavarurin politik dhe kombëtarin demokratik të një sistemi vlerash të nëpërkëmbura nga ai në radhë të parë dhe të fundit. I vetmi bolshevik që vazhdon fushatë zgjedhore në Europë është Sali Berisha dhe ky është turpi i një shoqërie, jo thjeshtë i tij. Është njësoj turp dhe marrëzi, sa ato tre katër fanatikë me Enverin në fotografi! Por një “roje e kuqe” ose “Gardist i Kuq” si Berisha (sepse ai është bërë anëtar i PPSH-së kur kjo e fundit ishte pjesë e “kostumografisë maoceduniste” idiote e Revolucionit Kultural Proletar Kinez) sot bën propagandën antiambasadë amerikane, duke pasur frikë të vetëshpallet si antiamerikan. Por kush nuk e di se ai me pothuaj asnjë ambasador amerikan, nuk ka qenë mirë dhe nuk ka qëndruar pa nxjerrë telashe!? Me pothuaj të gjithë. Po po, Lake, Limpreht, Hill, Lino, Arvizu, Withers II, Lu e për ta mbyllur me Kim! Absolutisht me pothuaj të gjithë. Sepse në fakt, e ka pasur me Amerikën! Një folkpolitik dhe kulturalisht oriental, por dhe stalinist si Berisha, e ka me Amerikën, por grindet me ambasadorët! Ai nuk është një komunist i vërtetë, idealist perëndimor dhe lindor në daçi, që të thotë: nuk e dua Amerikën, jam kundër saj! Jo ai thotë – Amerika ka ambasadorë, guvernatorë! Sepse sigurisht Amerika, nuk mund të durojë një stalinist sundimtar që shitet për antikomunist dhe vazhdon sekretarin e Partisë së dikurshëm! Mbas fjalëve të zonjës Kim ai nga Shkodra ka thënë: Në këtë betejë duhet të kemi besim te forca jonë. Nuk po ndalem në thirrjet e guvernatores që flet dhe më kujton partinë e Friman. Vinte na thoshte në fjalim që demokracia juaj është ideale. Kjo jo vetëm shkel rregulla, por edhe parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë. Ne do dimë të dallojmë qëllimet absurde dhe asgjë nuk do lëkundë besimin tonë në vlerat e Amerikës.

Mirëpo kujtesa e historisë, nuk është kujtesa e një stalinisti si Berisha! Ambasadori Rajerson dilte në krah të Berishës në fushatë zgjedhore në 1992. Komunistëve të atëhershëm sigurisht nuk ju pëlqente kjo gjë. E quajtën “governator”! Por Rajerson dhe pse ka dalë në mitingun e Berishës kishte tjetër problem në atë kohë! Ai dhe Amerika nuk donin të vazhdonin në pushtet ish-komunistët! Sigurisht që po i qëndronin në mbështetje një ish-komunisti si Berisha, por nuk ishte faji tyre se të gjithë partitë në Shqipëri ishin me komunistë! Amerika, Rajerson nuk donte PS-në akoma detashment të PPSH-së në pushtet! E Berisha nuk ka harruar këtë lloj guvernatori, por tashmë janë përmbysur rolet. Tani komunist dhe i korruptuar është vetë ai – Berisha! Tani Amerika (State Department) dhe ambasadori-a saj nuk do që Berisha të jetë pjesë e politikës në pushtet! E as atëherë Rajerson, nuk e kishte gabim dhe aq më shumë sot, Yuri Kim, nuk e ka gabim! Amerika dhe ambasadorët si në 1992-shin, nuk donin komunistët në pushtet dhe sot në 2022-shin nuk duan më, as në politikë, komunistin me teserë partie staliniste, të fundit në kontinentin Europian! Tani Berisha i thotë “gunvernatore” ambasadores amerikane! Jo Rajersonit! Atij i thoshin komunistët e asaj kohe! Po pra, të cilët ndryshuan dhe mbeti i vetëm stalinisti komunist i pranuar në parti në kohën e revolucionit Kultural Proletar Kinez dhe kur po rrëzoheshin xhamitë dhe kishat në Shqipëri! Vetëm stalinistët dhe komunistët i thonë ambasadorëve amerikanë – guvernatorë! Sepse Berisha është mësuar ta fusë vendin në kolaps si në 1997-tën dhe 1998-tën dhe duhen pastaj “guvernatorët” ta nxjerrin nga lufta civile, që imponon bolsheviku oriental Berisha! Janë guvernatorët që e fusin në NATO, që sjellin bazat e shtetit të tyre dhe NATO-s që na bashkojnë me luftën e tyre për demokraci. Janë guvernatorët që bëjnë dhe mbështetjen e tyre për Shqipërinë dhe shqiptarët në siguri dhe dinjitet kombëtar, në pjesëmarrjen e tyre me ne në nivelet më të larta të politikës botërore. Këta janë guvernatorët që dhe kur vendi është në vështirësi, bëjnë të tyren. Janë guvernatorët sidomos ai amerikan, por dhe të tjerët ambasadorë që kur politika shqiptare kërkon dhe fillon sherr e luftë me veten, mes shqiptarëve, e qetësojnë dhe bëjnë të tyren në mbrojtje të një shoqërie fëminore e pa “yrnek” që akoma një pjesë beson te stalinizmi dhe enverizmi, duke ndjekur mbas politikisht Berishën!

“Guvernatorët” ambasadorë amerikanë kishin të drejtë në vitin 1992 dhe kanë dhe në vitin 2022 sepse ky vend akoma ka një shoqëri, që ndjek pas politikisht demonë të enverizmit. Nuk është e gjithë shoqëria kështu sigurisht, por është një pjesë që nuk do të dalë nga “brekët e dh..era dhe të shkyme” të PPSH-së dhe të bijve të saj, shpërndarë kudo në partitë e sidomos në PD dhe PS e tani në mënyrë të çmendur te “Shtëpia e Lirisë”! Shtëpisë politike dhe e personale të Sali Berishës! Duket që në emër ose titullim! Berisha do të mbrojë me këtë “parti grupi” pikërisht shtëpinë e Lirisë!

Kurse ambasadorët dhe State Department, e dinë këtë gjë shumë mirë. Nuk kanë kaq shumë nevojë të qartësohen. Ata janë të qartë prej shumë ambasadorëve në Shqipëri që nga viti 1991! E dinë mirë se kush është njeriu më faqezi dhe antidemokraci në Shqipëri. Sot ai është dhe njeriu më antiamerikan në rajon si kombësi shqiptare. Po, por jo trim që të thotë me ideal dhe parim: “jam anti politikës dhe SHBA-ve në Shqipëri”. Jo, ai as kaq qenë dhe as do të jetë kurrë një idealist politik. Ai është tashmë thjeshtë politikisht degrad dhe plotësisht i korruptuar. Po dhe padyshim – “non grata” si një mrekulli amerikane që shqiptarët (në politikë) nuk do ta bënin kurrë vetë!

Zjarr Tv Ad