Petro Koçi: Qëndrimet e ambasadores Yuri Kim janë të rakorduara me DASH, ishte një goditje me spektër 360 gradë

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Sipas Koçit, ambasadorja flet në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai theksoi, se ambasadorja i është referuar korrupsionit dhe është një goditje me spektër 360 gradë.

“Ambasadorja nuk flet në emrin personal, flet në emër të DASH. Amerika është një shtet që s’do e falte kurrë gabimin e një ambasadoreje. Qëndrimet e saj edhe nëse dikush i quan jo diplomatike, janë të rakorduar me Departamentin Amerikan të Shtetit. Mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të përqendruara në fushën e ndërtimit të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit, por sidomos për sigurinë. Mendoj që Ballkani është një nga pikat ku ndikimet ruse janë prezente dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjykojnë se politikanët të cilët rrezikojnë stabilitetin e ndonjë vendi ose edhe të rajonit duhen mbajtur mënjan”, tha ai.

Ndër të tjera, ai u shpreh se referim që është bërë për 4 persona sipas tij do të thotë se nuk është një goditje individuale vetëm për Berishën.“Ambasadorja i është referuar korrupsionit në deklaratën që ka bërë për ish-kryeministrin Berisha duke e quajtur të akuzuar për korrupsion madhor. Referimi për 4 vetë sigurisht tregon që qëndrimi i tyre ndaj korrupsionit në Shqipëri është gjithë goditës është për të gjithë e besoj se këtë ka dashur të thotë. Nuk është një goditje individuale në këtë rast për zotin Berisha, por është një goditje me spektër 360 gradë, kë të kapë rrjeta e peshkimit në planin diplomatik sepse ajo që ka përcaktuar SHBA është një person “non grata” që nuk mund të hyjë në SHBA, por edhe që mund t’i konfiskohen llogaritë që mund të ketë në SHBA. Unë e gjykoj qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një veprim që është shpëtimtar për drejtësinë në Shqipëri”, tha Koçi.

Zjarr Tv Ad