Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Qëndrimi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët për disa orë duket se e ka lodhur kryeministrin Edi Rama.
Në një moment, ai ngatërroi mbiemrin e kryetares së Komisionit, Jorida Tabakun. Kreu i qeverisë ndalon për një moment, vendos duart në kokë dhe thotë se desh e ngatërroi me ish-kryeparlamentaren, Jozefina Topallin.
‘Zonja…oo, Tabaku, se më erdhi Topalli’- dëgjohet të thotë Rama
Por kjo nuk ndodhet vetëm një herë, kryeministri Edi Rama i thirri dy herë zonjës Tabaku në emrin e Jozefina Topallit.
Ky moment ka shkaktuar të qeshura dhe reagime në sallën e mbledhjes.