“Ishit krenar edhe për shokun tim të klasës, por përfundoi nën akuzë”/ Tabaku e ‘thumbon’ për arrestimin e Tahirit, Rama i jep përgjigjen e prerë

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve, Jorida Tabaku gjatë diskutimeve e ‘thumboi’ kryeministrin Rama ndër të tjera edhe për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Kryeministri iu përgjigj se çështja e korrupsionit nuk varet nga koha në pushtet, por tundimi. “Ishin disa që solli miku im Luli, që dukeshin sikur kishin nga 18 vjet, jo 8 apo 9 vjet. Tjetri është në burg dhe e përmende këtu. U mërzite se u përmend Luli, dhe nuk është se i thashë ndonjë gjë”.

Të thuash sesi mund të jesh krenar për dikë që më pas përfundon keq, pyet kryetarin e partisë tënde, që ndihej krenar për Sali Berishën. Pyetje dhe thuaji “si mund të jesh krenar për Berishën dhe sot ke hyrë në luftë?”. As Tahiri s’është objekt i komisionit. Ti e ke edhe shok klase. Unë po i shkoj me shumë fanatizëm linjës që po imponon vet. Edhe për Tahirin ta them hapur. Unë jam shumë krenar për punën që kam bërë me Tahirin. Për çfarë një ministër bën jashtë kuadrit të punës me mua që kemi bashkë, të detyrave, planeve, që kemi bashkë, është përgjegjësi individuale”.

Debatet:

Jorida Tabaku: Këtu bëhet fjalë për një akuzë të ngritur nga organi hetimor për çështjen për të cilën është ngritur ky komision hetimor, një procedurë nuk ekziston në ligj, dy ministrat tuaj e kanë thënë që duhej miratuar por nuk ekziston në ligj, në gjykimin tonë, ka qenë abuzive, keni folu për projekte madhore dhe për ish-ministra që jeni ndjerë krenarë. Nuk më vjen fare mirë që të përmend shokun tim të klasës, ish-ministrin Tahiri…Ka dy muaj që nuk funksionon ai në Elbasan, sipas kryetarit të bashkisë vetë dhe një grupi deputetësh që kanë shkuar

Ermonela Felaj: Ti nuk ke qenë me dashje dhe jo për pamundësi sepse ti nuk do që të shohësh

Jorida Tabaku: Ju lutem, ju lutem

Edi Rama: Ermonela të lutem, mos ki merak sepse e di, e kam, e mora shënim unë tani, do ta mbaroj do ta them unë. Vazhdo zonja Tabaku.

Jorida Tabaku: Keni qenë krenarë për shumë njerëz dhe tani janë përpara organit të akuzës, shqetësimi nuk është për një individ por për një sërë procedurash që i kanë hapur rrugë një kontrate të tillë, një korrupsioni. Prandaj ju pyes, sa përgjegjësi mbani ju në këtë proces dhe për personat e përfshirë. Unë besoj se e bëj këtë pyetje me të drejtë, pyetjen jua bëj si kryeministër i vendit, si dëshmirar në këtë komisoon. Akuzat që ngrihen janë shumë të rënda.

Edi Rama: Grupi i strukturuar kriminal nuk është e rëndë, por kulmi. Gjithsesi do të trajtohet në gjykatat e vendit, meqë e hapët pak krahun kur i thonë fjalës. Ju thatë që unë u tregova modest, që ishin 8 vjet, nuk është çështje vitesh, është çështje sa e mban përballë tundimit, njeriu o është o s’është. Madje ke dhe Lulin

Jorida Tabaku: Gjykimet për persona që janë këtu t’i lëmë jashtë salle

Rama: O zonja Tabaku

Jorida Tabaku: Zoti Rama, zoti dëshmitar

Edi Rama: Po si personat që janë jashtë saj, tjetri është në burg dhe ti e përmend këtu, u shqetësove që përmenda Lulin. Unë nuk po them që ka ndarë lekët me ata pas marrëveshjes. Pse më ndërpret

Jorida Tabaku: As unë nuk thashë që janë futur kriminelë në lista deputetësh

Edi Rama: Më ngrite problemin e krenarisë ma ngrite vetë, ma ngrite vetë, më lër të ta tregoj unë. Po pyet njëherë Lulin a është krenar për Sali Berishën. Saimir Tahirin e përmende ti dhe nuk të thashë pse e bëre, por më lër të të përgjigjem…

Zjarr Tv Ad