Biznesmeni më i pasur i Rusisë mesazh Putinit: Mos na kthe në vitin 1917

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni më i pasur rus Vladimir Potanin, i ka dërguar një mesazh presidentit të tij duke i kërkuar që të mos e kthejë vendin në vitin 1917. Sipas tij, vendimi i Rusisë për të sekuestruar pasuritë e kompanive perëndimore që u larguan nga vendi menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, do të sillte shumë pasoja.

Vladimir Potanin është president i gjigantit të metaleve Norilsk Nickel (NILSY) dhe aksioneri i tij më i madh, u shpreh se Rusia rrezikon të kthehet në ditët e trazuara të revolucionit të vitit 1917 nëse i mbyll derën kompanive dhe investitorëve perëndimorë.

“Së pari, do të na kthente njëqind vjet mbrapa, në vitin 1917, dhe pasojat e një hapi të tillë – mosbesimi global ndaj Rusisë nga ana e investitorëve – do t’i përjetonim për shumë dekada.

Së dyti, vendimi i shumë kompanive për të pezulluar operacionet në Rusi është, do të thosha, disi emocional në natyrë dhe mund të jetë marrë si rezultat i presionit të paprecedentë ndaj tyre nga opinioni publik jashtë vendit. Pra, ka shumë të ngjarë që ata të kthehen. Dhe unë personalisht do ta mbaja një mundësi të tillë për ta”, ka thënë biznesmeni rus.

Potanin është miliarderi më i pasur i Rusisë dhe ka ende rreth 22.5 miliardë dollarë, sipas Bloomberg, pavarësisht se ka humbur rreth një të katërtën e pasurisë së tij këtë vit pasi aksionet e Norilsk Nickel u rrëzuan. Aksionet e kompanisë humbën më shumë se 90% në tregtimin në Londër përpara se të pezulloheshin këtë muaj, pavarësisht rritjes së çmimeve për mallrat e saj.

Zjarr Tv Ad