Mbledhja e Grupi Parlamentar të PD-së/ Shehu thirrje deputetëve: Mos lejoni që Basha të ju bëjë “sy leshë”

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak para se të nisë mbledhja e Grupit Parmalentar të PD-së, ku do të kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës, Deputeti Tritan Shehu i ka bërë thirrje kolegëve të tij që të mos tregohen “sy leshë” ndaj kryedemokratit, dhe të mos pranojmë më asgjë nga ai, sepse është shkarkuar në datë 18 Dhjetor.

Prandaj mos lejoni tju fusin ne disa “labirinte” demogogjie, vecse per tju coroditur e qe ai qe nuk eshte me “Kryetar” te fitoje edhe disa dite kohe ne surealen e tij, duke ju perdorur ju.Deklaroni qartesisht pozicionin tuaj, deklaroni ate qe eshte e vertete, qe “ai” nuk eshte me “kryetari” juaj, ashtu si realisht nuk eshte, i askujt.

Ne te kunderten ai dhe “sekti i braves” ju qeshin mbas shpine pastaj.
Dhe nje pyetje per ju te dashur Kolege: A e keni menduar ndonjehere pse per ish kryetarin qenka kaq e veshtire te pranoje kete realitet krejt normal ne demokraci? Pse ai nuk mund te jetoka pa qene kryetar, kur ne mund te jetojme edhe si ish Kryetar, dhe si antare…dhe te perpiqemi te kontribuojme fort edhe keshtu? Mendojeni nje here mire kete, per te gjetur pergjigjen.

Por mos humbni me kohe, sot duhet te jemi se bashku te gjithe.
Neser do te jete edhe me vone….dhe per secilin nga ju! Tritan shehu ishte në listën e deputetëve që Lulzim Basha i përjashtoi nga grupi Parlamentar pas protestës së 8 Janarit në Selinë e Partisë demokratike.

Zjarr Tv Ad