Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur pasditen e sotme një mbledhje me strukturat drejtuese të PD.
Përveç Grupit Parlamentar në mbledhje do të jetë e pranishme edhe kryesia e partisë si dhe kolegji i kryetarëve.
Duke nisur nga ky fakt pritet që numri i pjesmarrësve në mbledhje të jetë i madh.
Dy javë më parë, një pjesë e madhe e deputetëve i kërkuan Bashës të bëjë një hap pas dhe të largohet nga drejtimi i partisë për ti hapur rrugë bashkimit të saj.
Kjo krizë në PD erdhi pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD nuk arriti që të merrte asnjë bashki, dhe u rendit forcë e tretë politke në vend.