Panariti: Edhe më i rëndë se gripi, është infektimi dhe paraliza e institucioneve

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edmond Panariti/

Ka kohë që vëndet fqinj, raportojnë vatra të konfirmuara të gripit të shpendëve H2N5, në pulari dhe shpendë shtegëtarë. Masat kanë qenë të rrufeshme dhe radikale.. Infeksioni është izoluar dhe mbajtur në kontroll nga fqinjët.

Prandaj shërbimi epidemiologjik, sistemi “alert” dhe shërbimi veterinar te ne , duhet të ndiznin prej kohësh alarmin e kuq. Bomba me sahat në fakt kishte filluar të punonte mbrapsh, sepse kjo sëmundje nuk njeh kufij dhe as qeveri .

Shpërthimi do të ndodhte siç edhe ndodhi.

Prandaj, që nga çasti që infeksioni shpërtheu te ne duke shkaktuar qindra mijëra dëmtime, duhej vepruar me masa drakoniane asgjësimi, karantine, largimi urgjent të shpendëve të ngordhur dhe djegja e tyre e kontrolluar, kontroll serologjik i personelit të pularive

Rrethim dhe izolim i rreptë i vatrave.

Por ajo që të habit është se për dy javë u humb kohë me hipoteza pa bazë që nga helmimi ushqimor e deri te bronkito-trakeitet e laringitet… të cilat bllokuan aksionin, veprimet masat për bllokimin e përhapjes së virusit

Rezultati…. Një milion ngordhje dhe nuk i dihet fundi.

Një goditje e rëndë jo vetëm për rritjet industriale por edhe për shpendët e oborreve.

Dhe ende nuk i dihet fundi.

Mund të kemi shfarosje të shpendarisë.

Sektori ku kishim krijuar me mund një autonomi furnizimi me mish dhe vezë kërcënohet rëndë.

Pirgjet me pula të infektuara dhe të ngordhura duhen asgjësuar sa më parë.. Nuk këshillohet groposja. Një këshill teknik dhe shkencor epidemiologësh dhe virologësh të drejtojë gjithë procesin. Të gjithë në terren, pushtet qendror, lokal inspektorë dhe veterinarë për të ndalur këtë flamë.

Zjarr Tv Ad