Baneri i Çamërisë dhe fishekzjarret/ UEFA nis procedim disiplinor ndaj FSHF-së

0
713
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

UEFA ka nisur një procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për ngjarjet e ndodhura në stadiumin Lens, aty ku u luajt Shqipëri Zvicër. Dy janë pikat për të cilat UEFA ka nisur procedim. E para ka të bëjë me parullën për genocidin çam, e cila shkaktoi gjithashtu edhe një fortunë diplomatike në Greqi. Së dyti procedimi është nisur gjithashtu edhe për fishekzjarrët e hedhur nga tifozeria kuq e zi në fushë. Vendimi për procedimin do të jepet më 21 korrik.Uefa

……….

Pankarta për Çamërinë irritoi Kotzias, i cili i çoi notë proteste Shqipërisë dhe Francës

Ministri i jashtëm Koztias ka deklaruar se Greqia nuk duhet të bjerë viktimë e përpjekjeve të caktuara të një grupi njerëzish.

“Është e habitshme sesi ajo pankartë ka kaluar në stadium me të tilla masa dhe theksoj se, UEFA ka ndërhyrë menjëherë duke e hequr dhe duke mos e lënë të shfaqej edhe në ekranet  e televizionit”, ka shtuar ai.

Kotzias ka thënë gjithashtu se, Greqia ka kryer të gjitha veprimet që parashikohen në të tilla raste me anë të ambasadorit të saj në Bernë, dhe me notat e protestës dërguar Francës dhe Shqipërisë, ambasadorët e të cilëve janë thirrur të paraqiten të hënën në Ministrinë e Jashtme greke.

Sipas gazetës së të dielës, “Real News”, edhe Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, duke folur para këshilltarëve të tij, i ka dërguar një mesazh të ashpër Tiranës.

“Nëse Shqipëria zvarritet pas bashkëpunëtorëve dhe nostalgjikëve të nazistëve, është çështja e saj. Por në një rast të tillë nuk mund të ‘shesë’ miqësi ndaj Greqisë”, ka thënë ai, shkruan tch.

Reagon Tirana zyrtare: Çështja çame, thelbësore. Sjella e tifozëve, shembullore

“Më vjen keq ta them, por ne nuk ndajmë shqetësimin e tyre irracional nga fjala Çamëri. Çështja çame është një çështje thelbësore e raporteve dypalëshe dhe thelbësore për të drejtat e njeriut. Madje trajtimi i saj me realizëm dhe diskutimi i thellë për të do të ishte dëshmi maturie e marrëdhënieve tona dhe e respektit të ndërsjelltë. Shpreh keqardhjen që në vend që fokusi të mbetet në fushën e blertë dhe në magjinë e futbollit, ata janë fokusuar në detin e tifozëve kuqezinj të pranishëm dje në stadium, sjellja e të cilëve është evidentuar si tepër korrekte dhe tepër e shkëlqyer nga mediat franceze dhe ato ndërkombëtare”, tha Glevin Dervishi nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad