Pas ditës së dytë të Samitit që u zhvillua në Brukse, Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë sot drejt kufirit polako-ukrainas.
‘Air Force One’ do të zbarkojë në qytetin polak të Rzeszow, disa kilometra nga kufiri me Ukrainën.
Gjatë vizitës së tij, Biden pritet të takohet me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të SHBA-së, pjesë e dislokimit të NATO-s në krahun e saj lindor.
Ai do të marrë gjithashtu një informim për situatën e rëndë humanitare në Ukrainë.
Më shumë se dy milionë refugjatë kanë ikur në Poloni – ndërsa Varshava strehon rreth 300,000 prej tyre.
Gjithashtu Biden do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda për të falënderuar vendin për përpjekjet e tyre humanitare.
Udhëtimi i Presidentit të SHBA vjen ndërsa Perëndimi përballet me pyetje urgjente se çfarë do të bëjë më shumë për të ndihmuar ukrainasit që janë ende në vend duke i bërë ballë akuzav rus.