“Drejtoria ka në proces një super dosje”, Manja: Në hetim ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë…

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja tha në një deklaratë për shtyp se Drejtoria e Kadastrës ka nisur një process të rëndëishëm hetimi sa i takon abuzimeve me pronat publikë. Manja theksoi se hetimi përfshin zyrtarë e ish-zyrtarë dhe se rezultatet do të çohen në SPAK.

Ai tha ndër të tjera se janë rreth 700 raste ankese nga qytetarët në Njësinë Antikorrupsion dhe se çdo abuzues me pronën publike do të vihet para drejtësisë.

Manja: Drejtoria ka në proces një super dosje nga jugu në veri në bregdet. Dosja e hetimit është e shtrirë në kohë që në momentet kur kanë filluar hetimet dhe abuzimet. Në këtë hetim përfshihen zyrtarë dhe ish zyrtarë, pas këtij hetimi rezultatet do jenë në duart e spak si abuzime në formen e bashkëpunimit.

Çdo abuzues me pronën private dhe publike paavarsish funksionet, ccdo nënpunës që e shet sherbimin në emer te shtetit do përgjigjet përpara drejtësisë. Qytetarët duhet të denoncojnë cdo rast abuziv. Me fokus kemi pronat në bregdet, hetimi nga veriu nga jug”-tha Manja.

Zjarr Tv Ad