Është rreshtuar në krah të Sali Berishës, deputeti demokrat bën deklaratën e fortë: Nuk jam dakord të largohet Basha

0
545
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Luan Baçi ka komentuar sot zhvillimet më të fundit brenda Partisë Demokratike.

I pyetur lidhur me një kandidim të mundshëm të Lulzim Bashës për President, Baçi deklaroi se i duket e habitshme të pretendojë një post të tillë, pas situatës që ka kaluar.

“Figura e tij ka pësuar një goditje të madhe, figura e Presidentit duhet të jetë konsensuale dhe duhet zgjedhur me konsensus edhe me opozitën, edhe me shoqërinë civile, një President mbi palët dhe jo një forcë politike. Kurrë nuk do të isha dakord që Basha të largohej nga PD, nuk ka bërë një hap pas, por është i shkarkuar nga strukturat.

Nëse zgjidhet kryetar i PD, Berisha dhe Kuvendi mblidhet dhe e shkarkon, automatikisht shkarkohet. Por që t’i kërkosh të mos kandidojë, kjo është mungesë demokracie, e paimagjinueshme. Se po kandidove ti, ti fiton.”, u shpreh ai.

Sipas tij, Lulzim Basha duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar, për ta stabilizuar atë.

Zjarr Tv Ad