Rritet çmimi i energjisë për më të pasurit? Flet Delina Ibrahimaj, kur do të përfundojë ‘regjimi’ i vendosjes së çmimeve nga bordet

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat, tha se bordet e administrimit tëe çmimeve do të pushojnë së funksionuari, në momentin kur do të marrë fund konflikti i armatosur në Ukrainë.

Ibrahimaj tha se qeveria nuk do të dëshironte që të ndërhynte në çmime, në një kohë normale, por bordet janë ngritur për të përballur efektet e luftës.

“Në momentin që konflikti do të përfundojë, sigurisht që ne do të dalim nga ky regjim, që nuk është as i kërkuar dhe as i dëshirueshëm nga qeveria”, tha Ibrahimaj.

Sa i takon një deklarate të kryeministrit Edi Rama se kush është më i pasur do të paguajë më shumë, Ibrahimaj tha se nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë nismë, dhe mund të zbatohet vetëm në rast të ndonjë skenari më të keq të krizës energjitike.

“Ne nuk kemi deklaruar se do të ketë një rritje të çmimit të energjisë, ne kemi menduar, se nëse skenarët më pesimistë do të realizohen, ai që do të konsumojë më shumë do të paguajë më shumë, por ende nuk ka vendimmarrje dhe një deklaratë për këtë”, tha Ibrahimaj.

Zjarr Tv Ad