“Bllakos i kishin dhënë garanci se nuk do arrestohej”, Artan Hoxha: Kur e pa lajmin u çua nga kafja (Kush e shoqëroi në polici për t’u dorëzuar)

0
196
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me arrestimin e ish deputetit, Alqi Bllako. Hoxha tha se Bllako kishte garanci se nuk do të arrestohej dhe se në momentin që kishte parë lajmin për urdhër arrest kishte qenë i ulur në një lokal.

Ndër të tjera, Hoxha zbuloi se Bllakon e kishte shoqëruar vëllai i tij gjatë momentit kur u dorëzua në drejtorinë e policisë.

Gazetari Investigativ, Artan Hoxha: Unë po kërkoja se ku mund të ishte Alqi sepse kisha informacione se ai së bashku me një person të afërt të tij ndodhej në Currila, në Durrës. SPAK-u thotë: në datën 30 e ka njoftuar Bllakon.

Bllako vetë nuk e besonte se do shkonin ta arrestonin. Ai ka qenë në lokal kur ka dalë lajmi. Ishte i bindur se nuk do i vinte lajmi për arrestimin e tij. Kush ja ka dhënë garancinë? Ata që i kanë thënë të mos e vrasë mendjen se nuk do dilte urdhër arresti. Kur e pa lajmin u çua nga kafja ku ishte ulur.

Tani, kur u dorëzua ishte me vëllain e vet. E ka çuar vëllai në polici. Tani nuk dihet nëse ka dashur vetë të dorëzohet apo i kanë thënë të dorëzohet.

Zjarr Tv Ad